Borell eurodeputetëve: Pasi Vuçiq refuzoi nënshkrimin, pala kosovare nuk u përfshi më në diskutime për Asociacionin


Borell eurodeputetëve: Pasi Vuçiq refuzoi nënshkrimin, pala kosovare nuk u përfshi më në diskutime për Asociacionin

Ballina


Gazeta Express

04/04/2024 1:03

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në një përgjigje për  deputetët e Parlamentit Evropian që është publikuar dje në faqen e PE’së, ka thënë se Kosova e ka obligim themelimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe, sipas ligjit ndëerkombëtar.

Sipas Borell, i cili këtë përgjigje e ka bërë në cilësinë e zyrtarit të Komisionit Evropan, ku është nënkryetar krahas pozitës së Përfaqësuesit të Lartë, ka thënë se Kosova ka refuzuar të përfshihet në negociata për Asociacionin që prej se Vuçiq ka refuzuar të nënshkruaj marrëveshjet për çka ka insistuar Kurti.

Përgjigja e plotë

Themelimi i Asociacionit është obligim  i Kosovës sipas ligjit ndërkombëtar.

Ai rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, e arritur nga palët, Kosova dhe Serbia, në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, dhe e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Pasi që palët nuk treguan gatishmëri për t’u angazhuar në negociata rreth statutit të Asociacionit, BE-ja hartoi Draft Statutin Evropian në konsultim me ekspertë juridikë ndërkombëtarë dhe respekton Marrëveshjet relevante të Dialogut dhe kornizën ligjore të Kosovës (si dhe vijat e kuqe të palëve për aq sa është e mundur).

 Më 21 tetor 2023, iu prezantua ndaras kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më 26 tetor 2023, Kosova informoi BE-në se do ta pranonte DSE-në me kusht që Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Aneksi i saj dhe DSE të nënshkruheshin zyrtarisht nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.  Presidenti i Republikës së Serbisë përjashtoi çdo formë nënshkrimi.

Prej  atëherë përfaqësuesit e Kosovës nuk janë përfshirë në diskutime për Asociacionin.

Çështja e rregullores së BQK’së për operacionet e pagesave prek çështjet që pritej të negocioheshin në lidhje me Asociacionin ( statusi dhe financimi i institucioneve të administruara nga Serbia në Kosovë dhe integrimi i tyre në kornizën institucionale dhe ligjore të Kosovës).

BE  është e brengosur për mungesën e konsultimeve paraprake dhe pasojat që mund të ketë ky vendim në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën.

Kjo lidhet veçanërisht me ndikimin e saj në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment.





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *