Plas skandali në Spanjë, policia heton llogaritë bankare të Zherard Pikesë















Njësia Qendrore Operative (UCO) e Gardës Civile të Spanjës u përpoq në shtator 2023 të gjurmonte llogaritë e ish-mbrojtësit të Barcelonës Zherard Pike, për shkak të marrëdhënies së tij të dyshuar me kontratën e negociuar me Luis Rubiales gjatë kohës së tij si president i Federatës të Futbollit Spanjoll (RFEF) për Superkupën  që u luajt në Arabinë Saudite.

 

Hetuesit donin të dinin burimet e fondeve në një llogari të “Kosmos”, kompanisë nën pronësi të Zherard Pike, e cila ishte ndërmjetësi i marrëveshjes në fjalë me një vlerë prej 240 milionë eurosh në total. Kjo kontratë është ajo që solli edhe bastisjen në zyrat e Federatës Spanjolle, si dhe arrestimin e disa zyrtarëve të saj, teksa është nën hetim edhe ish-presidenti Luis Rubiales.

Mediat spanjolle shpjegojnë se nën hetim janë disa transferta parash që kompania e Pike ka bërë në atë periudhë edhe në banka në Andorra, duke i argumentuar si shtim kapitali apo lëvizje të tjera, me vlera prej disa miliona eurosh.

Kështu, Autoritetet e drejtësisë spanjolle, kanë nisur hetimet rreth shumave të lëvizura nga kompania e tij pasi po shqyrtojnë mundësinë e “dhuratave” për Pike apo Rubiales para se të nënshkruhej kontrata me sauditët.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *